Bota

Trump përfshihet në debatin e boksieres Khelif: Kur të jem president, burrat nuk do të marrin pjesë në sportet e grave!

Ai iu drejtua boksieres algjeriane me përemrin vetor “ai’ edhe pse sipas deklaratave të bëra nga Lojërat Olimpike, por edhe nga vetë familja e Khelif, Imane ka lindur femër.

I.F
Trump përfshihet në debatin e boksieres Khelif: Kur të jem
Donald Trumo, Imane Khelif dhe Angela Carini

UASHINGTON- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar ndaj ndeshjes së boksit të zhvilluar mes boksieres algjeriane, Imane Khelif dhe asaj italiane, Angela Carini.

Ai iu drejtua boksieres algjeriane me përemrin vetor “ai’ edhe pse sipas deklaratave të bëra nga Lojërat Olimpike, por edhe nga vetë familja e Khelif, Imane ka lindur femër.

Trump tha se Carini-t iu desh të përballej në kushte të pabarabarta fizike.

"Një kampione italiane u ndesh në ring me një person që bëri tranzicionin, me një boksier të mirë mashkull. Ai e goditi dy herë aq fort, sa ajo nuk dinte se çfarë po ndodhte", tha ish-presidenti duke iu referuar Imane Khelif, shkruan "NBC News".

Teksa tregoi më tej edhe vizionin e tij për politikat sportive nëse do të rikthehet si president.

“Me mua meshkujt nuk do të marrin pjesë në sportet e femrave”, vazhdoi kandidati për Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që po ndodh në Olimpiadën e Parisit, do të ndodhë edhe këtu me Kamala Harris”, shtoi ai, duke iu referuar edhe fushatës zgjedhore të kundërshtares demokrate.

Trump më pas kujtoi se kur ai ishte president, Shtetet e Bashkuara fituan të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në Futboll për 2026 dhe Olimpiadën 2028, që do mbahet në Los Anxhelos. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB