Bota

"Tradhtia e fundit", Assad i dorëzoi Izraelit të dhënat e bazave ushtarake në këmbim të largimit të sigurt nga Siria

Assad i ka dhënë informacione Izraelit për objektivat e tij ushtarake në Siri, në mënyrë që të lejonin avionin e tij të udhëtonte pa pengesa drejt Moskës.

I.F
"Tradhtia e fundit", Assad i dorëzoi Izraelit të dhënat
Bashar Al- Assad

DAMASK- Arratisja e ish-presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad drejt Rusisë është ende mister, por disa raporte të reja kanë dalë në dritë. Sipas gazetarit të medias turke “Hurriyet”, Abdulkadir Selvi, Assad i ka dhënë informacione Izraelit për objektivat e tij ushtarake në Siri, në mënyrë që të lejonin avionin e tij të udhëtonte pa pengesa drejt Moskës.

Sipas raportit, provat e Asadit përfshinin depo armësh, vende lëshimi raketash, baza ushtarake dhe elementë të tjerë kyç të infrastrukturës së Sirisë. Në këmbim, forcat e armatosura izraelite thuhet se ranë dakord që avioni që transportonte Asadin në bazën ajrore ruse në qytetin Khmeimim nuk do të ishte në shënjestër të ushtrisë izraelite.

Këto raporte duken se janë të vërteta sepse disa orë pasi Assad zbarkoi në Moskë, Izraeli nisi bombardime të rënda në infrastrukturën kritike ushtarake siriane.

Gazetari i Hurriyet, shkruan gjithashtu se bileta e arratisjes së Asadit nga Siria ishte "prerë" në një takim midis ministrit të jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, dhe homologëve të tij rusë dhe iranianë, Sergej Lavrov dhe Abbas Arakci. Duke folur për këtë takim më 7 dhjetor në Katar, Fidan ka deklaruar se “ne u takuam me rusët dhe iranianët në Doha dhe diskutuam disa çështje”, menjëherë pas këtij takimi në pasditen e së njëjtës ditë Assad u arratis.

Sipas të njëjtit gazetar, Assad fillimisht donte të shkonte në Iran, por ishte refuzuar nga Teherani. Zgjedhja e dytë për presidentin e Sirisë ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, por Abu Dhabi nuk donte ta mbante këtë “barrë”, ndaj Rusia ishte zgjedhja e fundit dhe e vetme.

Kujtohet se Assad u arratis nga baza ajrore ruse në Khmeimim duke përdorur një truk teksa pilotët e avionit me të cilin ishte fillimisht u nisën për në Mesdhe, por më pas bënë një kthesë dhe fikën radarët e sinjalit të fluturimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB