Bota

“Tentoi të më përdhunonte”, detaje të reja nga vrasja e 66-vjeçarit në Greqi, motra hedh poshtë dëshminë e vëllait

22-vjeçari ka dëshmuar në polici se babai i tij kishte abuzuar seksualisht me të më shumë se një herë.

I.F
“Tentoi të më përdhunonte”, detaje të reja nga
Viktima dhe autorët

EVIA- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Greqi, ku motër e vëlla bmbytën me jastëk të atin në shtëpinë e tyre, në bashkëpunim me bashkëshortin e vajzës së viktimës. Djali i 66-vjeçarit i qëndron pretendimit fillestar, duke thënë se ai është abuzuar vazhdimisht nga babai i tij. 22-vjeçari ka dëshmuar në polici se babai i tij kishte abuzuar seksualisht me të më shumë se një herë.

“Ai doli nga banjo lakuriq me thikë dhe u përpoq të më përdhunonte. Ai po bërtiste se dontë të më përdhunonte për herë të fundit”, ka dëshmuar ai.

Por, motra e tij ka dhënë një dëshmi tjetër në komisariat, e cila duket se ka mohuar dëshminë e tij, duke e shprehur se vëllai nuk i ka thënë asnjëherë se babai ka abuzuar seksualisht me të. Për krimin e rëndë akuzohen djali dhe vajza e 66-vjeçarit, si dhe dhëndri i viktimës, i cili dhe ai ka pretenduar se ngjarja ndodhi në tentativë për vetëmbrojtje.

Avokati i të rinjve deklaroi se ndjekja penale e ngritur ndaj tyre është për vrasje në bashkëpunim, ku dhe iu dha një afat për të pranuar krimin dhe për të kërkuar falje. Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur për hetuesit grek, por sipas mediave greke, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro.

Krimi ka tronditur zonën, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje. Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte. Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer hetimin tek ai.

“Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit ishte e dyshimtë. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte më i shkurtër se autori i dyshuar”, shprehen hetuesit.

Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëkun dhe rrobat jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar. Policia gjeti edhe dy thika dhe një disk me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh. /ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB