
UASHINGTON- Kamala Harris edhe pse shpenzoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë në fushatën e saj për presidencën e SHBA-ve, të cilën e humbi ndaj kandidatit republikan Donald Trump, duket se është gati të fitojë shuma të majme nga shtëpitë botuese.
Zëvendes presidentja amerikane mund të fitojnë deri në 20 milionë dollarë për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë, të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump. Burimi i brendshëm për Harris tha se pas humbjes së zgjedhjeve atë e kontaktuan shumë shtëpi botuese.
“Pikërisht në momentin që Harris humbi ndaj Trump, ofertat erdhën nga të gjitha anët e botës së publikimeve për një libër mbi marrëdhënien mes Joe e Kamala – atë që ndodhte në zyrën Ovale dhe ulje ngritjet e fushatës së saj. Ata na japin paraprakisht shifra rreth 20 milionë dollarë, ndoshta më shumë nëse heqim dorë nga të drejtat e publikimit”, tha burimi i Harris.
Për të shënuar një shifër të tillë personale nuk do të ishte çudi për 60-vjeçaren Harris, teksa dhe Barack e Michelle Obama morën për librin e tyre nga shtëpia botuese Penguin Random House $65 milionë paraprakisht në vitin 2017, shkruan Daily Mail. Ndërsa Bill Clinton ka marrë paraprakisht $10 milionë në vitin 2001.
“Kamala si numri dy i Joe Biden dhe pasuese e fushatës së tij, di shumë gjëra, ajo e di ku janë fshehur skeletet e Shtëpisë së Bardhë”, tha burimi.
Sipas raportimeve të tjerë publikues po këshillojnë Kamala të shkrurajë sa më shpejt para se Joe Biden ta bëjë këtë. Kamala raportohet se u ka thënë anëtarëve të stafit se po i mban opsionet e hapura për lëvizjen e radhës në karrierë dhe është shprehur se kërkon të mbetet ‘brenda betejës’. Ajo ka shkruar më parë një libër kujtimesh të quajtur ‘Truths Ëe Hold’ (Të vërteta që mbajmë), në maj 2019, ku diskuton kohën si senatore në Kaliforni. /ZËRI