Bota

Stano për Asociacionin: Nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë se propozimi i BE-së për Asociacionin nuk është bërë publik

f.t
Stano për Asociacionin: Nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht
Peter Stano

BRUKSEL- Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga çështjet në diskutim. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi, sipas tij, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Por nga ana tjetër, drafti-statuti nga njohës të Kushtetutës po konsiderohet i pafavorshëm për Kosovën.

Peter Stano në një përgjigje për Rtv Dukagjinin, ka thënë se propozimi i BE-së për Asociacionin nuk është bërë publik.
Stano ka thënë se nuk i zbulojnë dokumentet, sidmos kur janë në diskutim. 

"Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian,"-u shpreh Stano.


Ndërkohë, janë publikuar disa drafte por deri më tani nuk janë zyrtarizuar si dhe janë mohuar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Bashkimi Europian ka përpiluar tashmë Asocacionin në mënyrë të plotë. Draft-statuti në fjalë është pranuar nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në kuadër të marrëveshjes së Brukselit më 27 shkurt 2023. Mirëpo, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të nënshkruajë atë. Draft statuti ka 20 faqe dhe 7 kapituj./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB