Bota

Pse mungoi në varrimin e Liridonës? Pacolli zbulon arsyen

Gjatë ditës së djeshme pati spekulime në lidhje me arsyen e vrasjes së Liridonës, dhe mungesën e Pacollit në ceremonitë mortore

E.K
Pse mungoi në varrimin e Liridonës? Pacolli zbulon arsyen
Pacolli, Naim Murseli dhe Liridona

KOSOVË- Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, dhe spekulimeve që janë hedhur në lidhje me mungesën e tij në ceremoninë e saj mortore. Pacolli shprehet se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e Largët, ndërkohë që njerëz të afët të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.

Gjatë ditës së djeshme në disa emisione televizive në Shqipëri, u hodhën dyshime se vrasja e Liridonës mund të lidhej me ndonjë sekret që ajo dinte në lidhje me bashkëshortin e saj Naim Murselin, i cili për disa kohë kishte qenë këshilltari i Behgjet Pacollit. Ky i fundit bashkë me bashkëshorten e tij kishin qenë dhe kumbar të një prej djemve të Naimit dhe Liridonës.

Postimi i Pacolllit:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkepunëtoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB