Bota

Skandal, mbretëresha e Spanjës lidhje jashtëmartesore?

Ai ka pohuar se Letizia i ka dërguar foton teksa ishin në një lidhje së bashku me mesazhin: “Dashuri. Më duket sikur të kam pranë. Ti kujdesesh për mua. Më mbron. Po numëroj orët derisa të shihemi sërish, të dua. Jam e jotja.”

D.XH
Skandal, mbretëresha e Spanjës lidhje jashtëmartesore?
Familja mbreterore

MADRID - Mbretëresha e Spanjës Letizia kishte një lidhje gjatë viteve të para të martesës së saj me mbretin Felipe, skruajnë mediat e huaja. Jaime del Burgo, një mik i vjetër i mbretëreshës që më pas u martua me motrën e saj, ka pretenduar se ai ishte në një lidhje romantike me Letizian, para se ajo të martohej në 2004 dhe madje edhe pas dasmës së saj.

Del Burgo ndau një imazh të Letizias në mediat sociale, në të cilën ajo është dukshëm shtatzënë. Vajzat e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia kanë lindur në vitet 2005 dhe 2007. Ai ka pohuar se Letizia i ka dërguar foton teksa ishin në një lidhje së bashku me mesazhin: “Dashuri. Më duket sikur të kam pranë. Ti kujdesesh për mua. Më mbron. Po numëroj orët derisa të shihemi sërish, të dua. Jam e jotja.”

Spekulimet mbi marrëdhënien e mbretëreshës spanjolle me Del Burgo u shfaqën pasi biznesmeni 53-vjeçar u intervistua nga autori i një libri të ri për marrëdhënien e tij me mbretëreshën.

Skandal, mbretëresha e Spanjës lidhje jashtëmartesore?
Del Burgo

Del Burgo në intervistë pretendoi se mbretëresha Letizia i tha atij se e donte atë, ndërsa shtriheshin pranë pishinës në rezidencën mbretërore të saj dhe Felipes. Ai citohet gjithashtu të ketë thënë se shërbimi sekret CNI i Spanjës e vuri nën vëzhgim për pesë vjet dhe madje hyri në shtëpinë e tij në Zvicër.  Del Burgo deklaroi se këtë lidhje e ka mbajtur tepër secret dhe se edhe policia dështoi ta zbulojë. Familja mbretërore e Spanjës nuk pranoi të komentonte mbi pretendimet e Del Burgos./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB