Bota

Shpërthimi i “sinjalizuesve” të Hezbollahut, reagon Izraeli: Nuk kemi lidhje me sulmin!

Presidenti i Izraelit tha për Sky News se ai "refuzon kategorikisht" çdo lidhje me operacionin dhe vuri në dukje se vendi i tij nuk dëshiron një luftë në shkallë të plotë me Libanin.

I.F
Shpërthimi i “sinjalizuesve” të Hezbollahut, reagon
Isaac Herzog

TEL AVIV- Pas shpërthimit të “sinjalizuesve” në Liban, Bejruti dhe Teherani akuzuan se pas këtij sulmi qëndronte Izraeli. Në një deklaratë për mediat, presidenti i vendit Isaac Herzog tha se Tel Aviv nuk është i përfshirë në sulmet me dron dhe radio që ndodhen në Liban.

Presidenti i Izraelit tha për Sky News se ai "refuzon kategorikisht" çdo lidhje me operacionin dhe vuri në dukje se vendi i tij nuk dëshiron një luftë në shkallë të plotë me Libanin.

“Ka shumë armiq të Hezbollahut atje. Hezbollahu po mbyt Libanin, po shkatërron Libanin, po krijon kaos në Liban gjatë gjithë kohës. Izraeli vetëm po vetëmbrohet nuk po sulmon askënd. Kjo është gjithçka që po bëjmë”, tha ai, duke shtuar se Izraeli duhet të marrë masa më serioze ndaj këtyre sulmeve.

Herzog pranoi se ekziston mundësia që situata të "përshkallëzohet në mënyrë dramatike" me Libanin. Siç tha ai, Izraeli nuk është i interesuar të jetë në luftë me Libanin, i cili është i pushtuar nga Hezbollahu dhe Tel Avivi po lufton për të gjithë botën e lirë.

Sipas presidentit izraelit, Hezbollahu është i "armatosur deri në dhëmbë nga perandoria e së keqes iraniane" dhe pretendoi se Irani dëshiron të pushtojë Lindjen e Mesme dhe të lëvizë drejt Evropës dhe SHBA-së.

I pyetur nëse Izraeli do të nisë sulme raketore kundër Iranit, ai tha se vendi i tij e ka bërë gjithmonë të qartë se do të mbrojë popullin e tij dhe të heqë çdo kërcënim që është ekzistencial për shtetin e Izraelit.

Pak ditë më parë sinjalizueset e Hezbollahut, të cilat përdoreshin për komunikim shpërthyen dhe 18 persona humbën jetën. Po ashtu u raportua se 4 mijë persona u plagosën dhe qindra njerëz humbën shikimin dhe gishtërinjtë. Për këtë sulm Irani dhe Libani fajësuan Izraelin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB