Bota

E rëndë në Itali/ Shembet ndërtesa, gjenden nën rrënoja motër e vëlla, 4 dhe 6-vjeç. Nëna ende nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të shpëtuar dy personat e tjerë të zhdukur, nënën dhe një grua të moshuar.

M.M
E rëndë në Itali/ Shembet ndërtesa, gjenden nën
Ndërtesa që u shemb në Saviano

NAPOLI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në në Saviano, një zonën napolitane. Një ndërtesë dykatëshe është shembur pas një shpërthimi gazi dhe një familje e tërë ka përfunduar nën rrënoja.

Mediat venadse raportojnë se një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë humbur jetën, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë. Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të shpëtuar dy personat e tjerë të zhdukur, nënën dhe një grua të moshuar. Zjarrfikësit, Karabinierët, Policia, Mbrojtja Civile dhe vullnetarë ndodhen në vendngjarje dhe vazhdojnë të gërmojnë.

E rëndë në Itali/ Shembet ndërtesa, gjenden nën
Ekipet e kerkim- shpetimit

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi i gazit ka ndodhur në katin e dytë ku banonte e moshuara, ndërsa në katin e parë nëna, babai dhe tre fëmijët. Njësitë e qenve dhe ekipet e zjarrfikësve janë përfshirë në kërkimin e të zhdukurve. Djali 2-vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli./ ZËRI

Poll

MOS HUMB