Bota

VIDEO- Izraeli hedh në erë 'sinjalizuesit' e Hezbollahut, 8 të vdekur, 2800 të plagosur

Në përditësimin më të ri, Ministria e Shëndetësisë e Libanit flet për 2800 të plagosur, 200 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

k.m.
VIDEO- Izraeli hedh në erë 'sinjalizuesit' e Hezbollahut, 8
Pamje nga vendi i ngjarjes

BEJRUT- Të paktën 8 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën sot në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit për shkak shpërthimit të menjëhershëm të qindra sinjalizuesve të përdorur nga Hezbollah. Lajmin për të vdekurit dhe të plagosurit e dha Ministria e Shëndetësisë libaneze. Mes viktimave janë dy luftëtarë të lëvizjes pro-iraniane dhe një vajzë 8-vjeçare.

VIDEO- Izraeli hedh në erë 'sinjalizuesit' e Hezbollahut, 8
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në përditësimin më të ri, Ministria e Shëndetësisë e Libanit flet për 2800 të plagosur, 200 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Shikoni në videot e mëposhtme momentin e shpërthimit:


Mediat libaneze dhe Sky Neës Arabia raportojnë se Izraeli arriti të hakonte pajisjet elektronike dhe të shkaktonte shpërthimin e tyre, ndërkohë, sipas burimeve nga Irani, mes të plagosurve është edhe ambasadori i Teheranit në Liban. 

Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti tha se ngjarja e ndodhur ishte shkelja më e madhe e sigurisë që organizata ka pësuar në luftën e saj gati njëvjeçare me Izraelin. Hezbollahu u kishte kërkuar anëtarëve që të ndalonin përdorimin e telefonave celularë për të shmangur hakerimet izraelite. Kështu që kishin implementuar përdorimin e një sistemi sinjalizuesish përmes të cilit anëtarët e tij ftoheshin për të raportuar në njësitë e tyre. Pikërisht këto sinjalizues janë hedhur në erë dhe kanë shkaktuar viktima.

Në një deklaratë pas sulmit, lëvizja libaneze deklaroi se: Izraeli do të marrë një dënim të drejtë pas këtij sulmi kriminal.

Deri më tani, lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë koment nga Izraeli që ende nuk e ka marrë përsipër sulmin./ZËRI

Poll

MOS HUMB