Bota

Përgjaken rrugët e Bejrutit mbi 4 mijë të plagosur, kush është përgjegjës për shpërthimin e sinjalizuesve?

Sipas banorëve të Bejrutit, rrugët ishin të përgjakura dhe panë shumë trupa të shtrirë në rrugë.

I.F
Përgjaken rrugët e Bejrutit mbi 4 mijë të plagosur, kush
Liban

BEJRUT- Sytë e ndërkombëtare janë kthyer në sulmin vdekjerpurës që ndodhi në Liban. Edhe pse ende nuk ka nëj shifër zyrtare deri më tani raportohet se 18 persona kanë humbur jetën dhe 4 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas mjekëve 170 janë në gjëndje të rëndë, 600 prej tyre kanë humbur shikim dhe shumë njerëz kanë humbur gishtërinjtë. Sipas banorëve të Bejrutit, rrugët ishin të përgjakura dhe panë shumë trupa të shtrirë në rrugë. Ata e përshkruan skemën si një “qytet zombi”.

"Ne dolëm në rrugë dhe gjetëm periferinë sikur të ishte një qytet zombie. Ka pasur gjak kudo në rrugë dhe shumë njerëz po transportoheshin me ambulanca në spital. Nuk e kuptonim çfarë po ndodhte", tha një banor për CNN.

Edhe pse ende Izraeli nuk e ka pranuar se ka lidhje me këtë shpërthim, sipas Reuters, sulmi është orkestruar nga Mossad. Reuters bazohet nga gazeta izraelite Haaretz, e cila tha se inteligjenca e Izraelit, Mossad, instaloi eksplozivë në pagerët e shpërthyer përpara se ato t'i dorëzoheshin organizatës Hezbollah. Po ashtu edhe Sky News Arabia shkroi se inteligjenca izraelite vendosi një sasi Petn (një material shumë shpërthyes) midis baterive të pajisjeve radio dhe i shpërtheu duke rritur temperaturën e baterive nga larg. Wall Street Journal raportoi se disa anëtarë të Hezbollahut ndjenë se pajierët e tyre po mbinxeheshin dhe i hodhën ata më parë se të ndodhte shpërthimi. Gjithashtu edhe, Al Jazeera tha se pesha e eksplozivit të vendosur në secilën pajisje ishte më pak se 20 gramë dhe se pagerët e hedhur në erë ishin importuar pesë muaj më parë.

Po ashtu edhe kryeministri libanez Najib Mikati gjithashtu fajësoi Izraelin për shpërthimet, duke thënë se ato përfaqësonin një "shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve". Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se i tha homologut të tij libanez se ai "dënon fuqishëm terrorizmin izraelit". SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit, mohoi çdo përfshirje dhe i kërkoi Iranit të mos rriste tensionet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB