
KOSOVË – Një tjetër ngjarje e rëndë me sfond dhune është regjistruar në Kosovë. Disa persona kanë dhunuar një djalë të mitur, ndërsa pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale. Kjo ngjarje vjen pas asaj të shënuar disa ditë më parë në Kosovë, që përfundoi me Kanun, ku dy të rinj rrahën për vdekje me shufra hekuri të miturin Lulzim Fejzullahu.
“Rrezikon të përsëritet ngjarja e rëndë e Kosovës, që përfundoi në Kanun. Një grup të rinjsh kanë futur në mes një bashkëmoshatar dhe e dhunojnë brutalisht. Videoja që ka ndodhur në një qytet të Kosovës është shpërndarë masivisht në Snapchat. Nuk dihet arsyeja që i ka shtyrë të rinjtë të dhunojnë me shkelma e shpulla në grup të miturin, por pamjet janë të rënda”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të rënda, të publikuara nga JOQ.
View this post on Instagram
Nëse ngjarje të tilla nuk parandalohen, mund të kemi të tjera tragjedi si ajo, ku u vra djaloshi Fejzullahu, ngjarje që përfundoi me Kanun./ZËRI/