
KOSOVË- Lulzim Fejzullahu, 18 vjeç, një djalë i rritur jetim, vetëm me të motrën është përplasur me makinë dhe është rrahur barbarisht nga dy persona të mitur, të identifikuar si Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu. Pamje e rënda që u publikuan dhe në media tregojnë momentin kur dyshja përplasin me makinë Fejzullahun dhe pasi ai bie në tokë nisin ta dhunojnë. Njëri prej tyre ka në dorë dhe një shufër hekuri, ndërsa tjetri e qëllon me grushte. Autorët largohen duke e lënë 18-vjeçarin pa ndjenja në tokë.
Ata tashmë janë vënë në pranga, ndërsa Fejzullahu ndërroi jetë tre ditë pasi u shtrua në spital. Ai kishte pësuar dëme të mëdha në kokë dhe nuk i mbijetoi dot këtij sulmi. E gjithë zanafilla e sherrit dyshohet se është bërë një konflikt për radhën që djmetë kishin pasur në një berberhane. Të miturit po akuzohen për vrasje, por ligji nuk lejon që ata të dënohen me më shumë se 10 vite heqje lirie, për shkak të moshës.
Të dy autorët janë djem që vijnë nga familje biznesmenësh, babai i Elton Kadriut, Besim Kadriu është pronar i një biznesi dhe jep makina me qira. Ndërsa, babai i Artiol Abdullahut, Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës “SOA Security”.
Ndërkohë që politikanë e qytetarë të shumtë të cilët kanë kërkuar drejtësi për Lulzimin, familjarët kanë prekur me reagimet. Xhaxhai dhe motra e viktimës, e cila është më e vogël në moshë kanë shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.