Aktualitet

Skela zë poshtë babë e bijë, shoqërohet në polici inxhinieri i pallatit dhe dy puntorë

Dy kalimtarë, babë e bijë u plagosën si pasojë e rrëzimit të skelës nga pallati në ndërtim.

f.t
Skela zë poshtë babë e bijë, shoqërohet në polici
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti këtë mëngjes janë shoqëruar në polici. Dy kalimtarë, babë e bijë u plagosën si pasojë e rrëzimit të skelës nga pallati në ndërtim.

Mësohet se dy kalimtarët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht në gjendje stabël.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB