Aktualitet

“Nuk kam bo kurrgjo”, dëshmitë e dy të rinjve që rrahën për vdekje 18-vjeçarin: Më goditi në këmbë

Dy të miturit kanë pretenduar se viktima ka qëlluar njërin prej tyre me thikë, ndërsa sherri ka nisur për radhën te berberi

E.K
“Nuk kam bo kurrgjo”, dëshmitë e dy të rinjve që
Familjaret e viktimes ne Podujeve

KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga hetimet e prokurorisë, në lidhje me rrahjen për vdekje të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah nga dy të mitur. Të dy autorët kanë mohuar akuzat, ndërkohë që prokuroria i akuzon atë për vrasje. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar gjithashtu lirimin e klientëve të tyre, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme për burgosjen. Njëri prej dy personave të arrestuar pretendon se Fejzullahu e ka goditur me thikë në këmbë, dhe për këtë shkak ka marrë shufrën metalike dhe e ka rrahur për vdekje. Personi tjetër thotë se nuk kishte asnjë lidhje me sherrin, dhe ka tentuar që të shuajë konfliktin.

DOSJA E GJYKATËS

Njëri prej të miturve ka deklaruar se në ditën kur ndodhi ngjarja e kishte hapur xhamin e veturës dhe e kishte pyetur të dëmtuarin (të ndjerin L.F), se ‘pse më shave dje’, nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë L.F.

Më pas i mituri pretendon se i ka kërkuar shokut të tij që të ndalë veturën për t’u sqaruar me 18-vjeçarin, i cili sipas tij e goditi me thikë në këmbë.

“Kur jam afruar e kam rrok gumën e veturës me thike dhe e ka qel derën e kerrit dhe ja ka nis me me sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therrë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua, ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra”,-ka deklaruar njëri prej autorëve të vrasjes së 18-vjeçarit.

Më pas ka pretentuar se viktima ka nxjerrë thikën dhe ai është detyruar ta godasë me shkop në kokë.

“E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”,-shton ai.

Ndër të tjera njëri prej të dyshuarve thotë se nuk e kishte parë kur ka dalë nga makina shokun e tij dhe nuk e kishte parë nëse e kishte goditur edhe ai Fejzullahun. Më pas deklaron se mosmarrëveshja kishte filluar pasi viktima i kishte “zënë radhën tek berberi dhe e kishte sharë”.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzuar në polici kam shkuar në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua”,-ka deklaruar ai para gjykatës.

Autori tjetër po ashtu ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim duke deklaruar se ndiente keqardhje për atë çfarë ndodhi dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”,-ka deklaruar i mituri i dytë.

Ai thotë se viktima tentoi të qëllonte me thikë shokun e tij. E po ashtu se nuk e di të sigurt nëse e ka përplasur me makinë viktimën.

“Nuk kam bërë kurrgjo”,-deklaroi njëri prej autorëve teksa tha se kundërshtonte masën e paraburgimit.

“Kur ka tentuar me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.”,-shton ai.

Poll

MOS HUMB