Bota

Djemtë e biznesmenëve i morën jetën 18-vjeçarit jetim, kush janë autorët e rrahjes për vdekje në Kosovë

Dy autorët kanë qenë fëmijë të dy biznesmenëve në Podujevë

E.K
Djemtë e biznesmenëve i morën jetën 18-vjeçarit
Dy autoret dhe viktima

KOSOVË- Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Fejzullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes në spital. Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë.

Sipas Insajderit, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës. Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës “SOA Security”.

Si ndodhi ngjarja?

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeç, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur. Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda, ndërsa humbi jetën disa ditë më vonë. Në një video të bërë publike nga mediat në Kosovë, shihet se si i riu dhunohet barbarisht, dhe lihet pothuajse në gjendje të pajetë përtokë. 18-vjeçari ishte rritur jetim, dhe kishte nisur punën prej disa vitesh, në mënyrë që të kujdesej për motrën e tij më të mitur.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB