Bota

E pësoi keq! Donte të përgjonte ishin, i vendosi 'çimkë' në pellush, e reja përfundon në Prokurori

Gruaja akuzohet për shkelje të privatësisë.

k.m.
E pësoi keq! Donte të përgjonte ishin, i vendosi
Foto ilustruese

GREQI- Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçare, e cila akuzohet se ka vendosur një "çimkë" (përgjues) në arushin prej pelushi të fëmijës së tyre. E gjitha kjo për të përgjuar ishin e saj. Ish-bashkëshorti i saj, pasi ka marrë fëmijën e tyre të mitur, mes sendeve ka gjetur një arushin që kishte brenda tij një regjistrues.

Qëllimi ishte që ish-bashkëshortja e tij të regjistronte bisedat private.

Për shkak të veprimeve të saj, gruaja akuzohet për shkelje të privatësisë dhe çështja është dërguar në Prokurori./ZËRI

Poll

MOS HUMB