Bota

Shokon Vulin: Urdhrin për Sanduloviç e dhashë unë, shërbimet e tjera i vrasin tradhtarët

Ish-kreu i inteligjencës serbe theksoi se i kërkon falje Serbisë, që nuk bëri më shumë se kaq.

D.XH
Shokon Vulin: Urdhrin për Sanduloviç e dhashë unë,
Aleksander Vulin dhe Nikola Sandulovic

SERBI – Ish-shefi i shërbimit sekret serb (BIA) Aleksandër Vulin ka thënë se politikani serb Nikola Sanduloviç është arrestuar, në bazë të një urdhri, që e ka dhënë vetë ai, kur ka qenë në krye të BIA-s. Nuk është e qartë nëse deklarata e Vulin është e vërtetë apo ai e ka thënë këtë, për të shpëtuar nga akuzat presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.

“Sanduloviç është arrestuar, pas një urdhri që unë kam dhënë. Ky urdhër mbetet në fuqi, edhe pasi unë kam dhënë dorëheqjen. Ai është ndaluar për dyshimet se ka minuar rendin kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur ndarjen e Kosovës”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Shokon Vulin: Urdhrin për Sanduloviç e dhashë unë,
Dhuna ndaj Aleksander Sandulovic

Madje, Vulin ka shkuar deri atje sa ka kërkuar falje ndaj serbëve, për faktin se nuk mund të bënte më tepër, për të tilla raste. “Sanduloviç është arrestuar me urdhrin tim. Unë iu kërkoj falje serbëve, që për këto raste nuk bëjmë dot më shumë sesa kaq. I kërkoj falje dhe Serbisë, që nuk mund të bëjmë më shumë se aq sa bëmë. Arrestimet dhe më pas trajtimet e rasteve të tradhtarëve bëhen edhe me urdhër nga prokurori. Është mirë që tradhtarët ta kontrollojnë veten. Mossadi do të vepronte në mënyrë të tmerrshme, në rast se një izraelit del dhe nderon terroristët, CIA amerikane do vepronte nëse dikush nderon Osama Bin Laden. Ne nuk mund të falim dikë, që shkon dhe nderon Adem Jasharin, që për ne serbët është një vrasës”, ka thënë Vulin.

Aleksandër Vulin ishte në krye të BIA-s serbe dhe më pas dha dorëheqjen. Ai dyshohet se ka lidhje të fuqishme me Moskën. Politikani serb Nikola Sanduloviç, vetëm pse nderoi varrin e heroit të Kosovës Adem Jashari, është keqtrajtuar nga BIA serbe./ZËRI/

Poll

MOS HUMB