Bota

“Princesha e kurorës”! Kush është trashëgimtarja e Kim Jong Un

Lideri Kim Jong Un prezantoi për publikun vajzën e tij 10-vjeçare. Koha e prezantimit të së bijës dhe vendi i zbulimit ishte gjithashtu shumë simbolik

f.t
“Princesha e kurorës”! Kush është trashëgimtarja
Kim Jong Un dhe e bija

KORE E VERIUT- Koreja e Veriut një nga shtetet më të izoluara, gjithmonë tërheq vëmendjen për mënyrën se si prezantohet para botës së jashtme, apo njerëzve të saj. Ndryshe nga rregullat strikte apo mënyrës si funksionon shteti, një ‘sekret’ i Koresë së Veriut doli në pah në fund të vitit 2022.

Lideri Kim Jong Un prezantoi për publikun vajzën e tij 10-vjeçare. Koha e prezantimit të së bijës dhe vendi i zbulimit ishte gjithashtu shumë simbolik, Kim Ju Ae u shfaq krah për krah me babain e saj në lëshimin testues të raketave balistike të Koresë së Veriut në nëntor.

Bazuar që nga paraqitja e saj e parë publike, flitet se ajo aktualisht po shfaqet si pasardhësja më e mundshme e vendit. Daljet publike të Kim-it krah vajzës së tij shihen si pjesë e strategjisë për ta prezantuar atë me publikun e Koresë së Veriut dhe për t'i hapur rrugën drejt pushtetit si një nga trashëgimtaret e tij.

Por, kush është Kim Yoo Ae

Kim i vogël besohet të jetë rreth 10 vjeç dhe është fëmija i dytë i liderit të Koresë së Veriut. Prezenca e saj publike ka qenë e shpeshtë që kur ajo u shfaq për herë të parë përkrah babait të saj në fund të vitit 2022.

Ekspertët thonë se nëse vajza është një trashëgimtare e mundshme, kjo do të jetë një nismë simbolike e Kim kundër paragjykimeve patriarkale të vendit të tij, ku nuk ka pasur kurrë një udhëheqëse femër.

Megjithatë, ne i kemi sytë hapur për çdo mundësi, pasi Kim Jong Un është ende i ri dhe gëzon shëndet të plotë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB