
BERLIN- Alternativa për Gjermaninë (AfD) vendos një rekord të ri në sondazhin e fundit, edhe pse CDU/CSU ende ruan epërsinë e tij, duke lënë pas partitë e koalicionit qeverisës (SPD, Të Gjelbrit, FDP).
Sipas “Barometri Politik”, i bërë nga kanali i dytë i televizionit publik gjerman ZDF, CDU/CSU mbeten të parat, me 26%, AfD forcohet me një pikë dhe arrin në 21%, më e larta e regjistruar ndonjëherë nga kjo parti. Kjo e fundit ndiqet nga Partia Social Demokrate (SPD) me 17% (e cila ka dalë me -1%), të Gjelbërit me 16% (+1), Liberalët (FDP) me 6% (-1) dhe e Majta me 5% rritje.
Zhgënjimi i gjermanëve është i qartë në pyetjen për rrjedhën e ekonomisë. 60% thonë se ekonomia është në rënie, 33% e qëndrueshme dhe vetëm 5% besojnë se është në rritje. Puna e përgjithshme e qeverisë vlerësohet nga 55% si “e keqe” dhe nga 39% si “e mirë”.
Politikani më popullor mbetet ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i ndjekur nga ministrja e Jashtme Analena Burbok dhe në vendin e tretë është kancelari Olaf Soltz. Megjithatë, opinioni publik gjerman duket i ndarë kur pyetet për luftën në Ukrainë. 56% besojnë se nuk do të përfundojë në rrugë diplomatike, ndërsa 41% kanë mendim të kundërt.
Për më tepër, 41% besojnë se për t'i dhënë fund luftës, Perëndimi duhet të bëjë presion ndaj Ukrainës që t'i dorëzojë territorin Rusisë, dhe 43% i përgjigjen pyetjes negativisht.