
ITALI- Një foshnjë e porsalindur është gjetur e pajetë në një varkë që transportonte emigrantë në ishullin italian të Lampedusa. Foshnja u gjet gjatë një operacioni shpëtimi të rojës bregdetare. Raportohet se foshnja vdiq menjëherë pasi lindi gjatë udhëtimit.
Kjo vjen disa ditë pasi një djalë pesë muajsh u mbyt jashtë ishullit kur një varkë që transportonte emigrantë nga Afrika e Veriut u përmbys. Ka pasur një rritje të mbërritjeve në Lampedusa këtë javë, duke bërë që kryeministrja italian Giorgia Meloni të lëshojë një thirrje të re për një bllokadë detare.
Mediat e huaja shkruajnw se kjo e ka bërë me “dhimbje koke” Melonin qeveria e djathtë e së cilës është zotuar të frenojë imigracionin e paligjshëm. Por rreth 126,000 emigrantë raportohet të kenë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, pothuajse dyfishi i shifrës në të njëjtën datë në 2022.