Bota

21 persona akuzohen për kontrabandë kokaine në Malin e Zi, mes tyre një zyrtar

Radoje Zvicer, i cili është në arrati dhe njihet si njëri nga drejtuesit e dyshuar të klanit kriminal “Kavaçki” është po ashtu nën aktakuzë. Në vitin 2021, Europoli u dorëzoi institucioneve shtetërore malazeze transkriptet e bisedave të koduara të anëtarëve të klanit përmes aplikacionit SKY.

Zeri
21 persona akuzohen për kontrabandë kokaine në Malin e Zi, mes
Droga e sekuestruar dhe Radoje Zvicer

MALI I ZI- Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar në Malin e Zi ka mbyllur hetimet për 21 të arrestuarit, mes të cilëve zyrtarë të lartë policorë dhe kreu i komunës së Budvës Milo Bazhoviç, të cilët akuzohen për kontrabandë kokaine, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje. Tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i cili ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë së Malit të Zi.

21 persona akuzohen për kontrabandë kokaine në Malin e Zi, mes
Droga e sekuestruar

Radoje Zvicer, i cili është në arrati dhe njihet si njëri nga drejtuesit e dyshuar të klanit kriminal “Kavaçki” është po ashtu nën aktakuzë. Në vitin 2021, Europoli u dorëzoi institucioneve shtetërore malazeze transkriptet e bisedave të koduara të anëtarëve të klanit përmes aplikacionit SKY.

Në atë dokument, të publikuar vitin e kaluar nga portali “Libertas”, i cili kishte qasje në atë dokument, ndër të tjera thuhej se “Policët Petar Lazoviç dhe Lubo Miloviç, ishin anëtarë të klanit “Kavaçki” dhe ishin drejtpërdrejt të përfshirë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori në Bashkimin Europian dhe në Australi”. Për Miloviç është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, ndërsa Petar Lazoviçi është arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe ndodhet në paraburgim./Zëri

Poll

MOS HUMB