ITALI- Një aeroplan 'Frecce Tricolori' është rrëzuar brenda aeroportit Caselle, në zonën e Torinos. Avioni tip "MB-339" humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës, duke shpërthyer. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë një vajzë 5-vjeçare, e cila po udhëtonte bashkë me familjen e saj.
Nga aksidenti dolën të gjallë, pavarësisht se me djegie të rënda prindërit e vogëlushes dhe vëllai i saj 9-vjeç. Po ashtu, shpëtoi edhe piloti i avionit, i cili në kohë rekord doli nga dhoma e tij, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekuipazhit. Të gjithë të mbijetuarit janë shtruar në spitalin Cto dhe San Giovanni Bosco. Avionët e kompanisë Frecce Tricolori kishin arritur në 'kryeqytetin' e Piemontes për të marrë pjesë në një performancë (tani të anuluar) të planifikuar për të dielën që do të shënjonte 100-vjetorin e aeronautikës ushtarake.
PAMJET NGA RRËZIMI I AEROPLANIT: