Bota

Dialogu në Bruksel/ Vuçiç: Po të kisha thënë atë që tha Kurti, do më kishin 'varur'

Vuçiç tha se ndërkombëtarët po shtiren si naivë duke mos dëgjuar ato që Kurti kishte thënë, duke shtuar se po të kishte thënë atë që Kurti kishte deklaruar do ta kishin ''varur''.

Zeri
Dialogu në Bruksel/ Vuçiç: Po të kisha thënë
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti në Bruksel

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shfaqur kritika ndaj ndërkombëtarëve këtë të shtunë sa i përket takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, takim që përfundoi pa një rezultat konkret sa i përket dialogut mes vendeve. Sipas tij, ata po përdorin dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd. Vuçiç tha se ndërkombëtarët po shtireshin si naivë duke mos dëgjuar ato që Kurti kishte thënë, duke shtuar se po të kishte thënë atë që Kurti kishte deklaruar do ta kishin ''varur''.

Aleksandër VuçiçAta shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti. Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta.

Takimi në Bruksel mes dy liderëve përfundoi pa rezultat. Dialogu mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Alkesandër Vuçiç u udhëhoq nga kryediplomati i Bashkimit Europian Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak. Kjo nuk është hera e parë që dy liderët ulën në tryezën e dialogut. Trensionet në veri të Kosovës shtuan konfliktin politik në të dy vendet ndërsa largoi palët nga arritja e një marrëveshjeje konkrete. 

Poll

MOS HUMB