Bota

Erdogan paralajmëron Brukselin: Po s'na pranuat në BE, mund të ndryshojmë kurs

Duke folur me gazetarët përpara udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha se Bashkimi Evropian po bënte lëvizje për t'u distancuar nga Turqia.

k.m.
Erdogan paralajmëron Brukselin: Po s'na pranuat në BE, mund
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu acarimin dhe paralajmërimin e tij, mesa duket të fundit, për Brukselin, pas raportit të Parlamentit Evropian për Turqinë. Ai paralajmëroi se Ankaraja mund të marrë një rrugë të ndryshme nga ajo e Bashkimit Evropian, nëse një lëvizje e tillë do të jetë e nevojshme. Duke folur me gazetarët përpara udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha se Bashkimi Evropian po bënte lëvizje për t'u distancuar nga Turqia.

Presidenti turk i drejtoi shigjetat edhe SHBA-së duke u shprehur: Ju keni një Kongres, ne kemi një Parlament, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një “blloku” në pranimin e Suedisë në NATO.

Çfarë thotë raporti që shqetësoi Ankaranë?

Raporti i miratuar nga Parlamenti Evropian informon Ankaranë se nëse kursi nuk ndryshohet në mënyrë drastike, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE nuk mund të rifillojë në kushtet aktuale. Raporti mori 434 vota pro, 18 kundër dhe 152 abstenime. Raporti i kërkon qeverisë turke, Bashkimit Evropian dhe shteteve të saj anëtare që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin drejt një partneriteti më të ngushtë, duke rekomanduar gjetjen e një kuadri paralel dhe realist për marrëdhëniet BE-Turqi. 

Eurodeputetët konfirmojnë se Turqia mbetet një kandidate për anëtarësim në BE , një aleat i NATO-s dhe një partner kyç në sigurinë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike dhe emigracionin, por duke theksuar se vendi pritet të respektojë vlerat demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe në përputhje me ligjet dhe detyrimet e BE-së.

Negociatat e anëtarësimit të Turqisë janë pezulluar në thelb që nga viti 2018, për shkak të përkeqësimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend. 

Poll

MOS HUMB