Bota

Natë e trishtë për Kosovën, pesë persona humbin jetën në pak orë

Tre aksidente janë shënuar njëri pas tjetrit duke u marrë jetën pesë personave.

F.m
Natë e trishtë për Kosovën, pesë persona humbin
Foto Ilustruese (Aksident)

KOSOVË- Mbrëmja e kaluar ka qenë e trishtë për Kosovën pasi pesë persona kanë humbur jetën në tre aksidente automobilistike. Ngjarjet kanë ndodhur në tre vende të ndryshme, Podujevë, Pejë e Prishtinë. Në aksidentin e parë, të ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, janë përplasur dy makina. Për pasojë, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky i fundit ndodhet ende në spital.

Aksidenti i dytë u shënua në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës. Pas përplasjes së dy makinave, ndërruan jetë dy persona. Një i tretë u plagos. Ndërsa në fshatin Ozdrim të Pejës, një veturë ka goditur për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Poll

MOS HUMB