
FRANCË- Një seri sulmesh janë kryer gjatë orëve të natës ndaj burgjeve në lokalitete të ndryshme të Francës, ku janë përdorur edhe armë zjarri dhe ku shumë automjeteve u është vënë flaka. Automjetet u dogjën jashtë disa burgjeve franceze dhe një burg u godit nga të shtënat nga një armë automatike, në një valë sulmesh gjatë natës.
Sipas gazetës "Parisien", 7 objekte u vunë në shënjestër: në Toulon, Aix-En-Provence, Marseille, Valence dhe Nîmes në Francën jugore dhe në Villepinte dhe Nanterre, afër Parisit.
Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin i lidhi sulmet me goditjen e qeverisë ndaj trafikut të drogës.
"Ata që sulmojnë burgjet dhe oficerët meritojnë të mbyllen në ato burgje dhe të monitorohen nga ata oficerë,"-postoi ai në X. Ndërsa ministri i Brendshëm Bruno Retailleau tha se përgjigja e qeverisë duhet të jetë "e pamëshirshme".
Po ashtu, AFP citon një burim të afërt me rastin të ketë thënë se sulmet dukej se ishin të koordinuara dhe "të lidhura qartë" me strategjinë e qeverisë kundër trafikut të drogës. E gjitha po ndodh sepse mjë ligj po kalon në parlamentin francez. Ligji i ri do të krijojë një zyrë prokurorie speciale për t'u marrë me krimin e drogës, duke i thënë kompetenca të reja hetuesëve.
Në shkurt, qeveria franceze i dha jetë një fushate të re kundër trafikut të drogës, me premtimin se do të reduktojë dhunën në rritje të bandave dhe vdekjet e lidhura me rritjen e importit të kokainës./ZËRI