Bota

Vdekja e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa/ Zbulime tronditëse për kushtet e jetesës, kudo kishin fole brejtësish

Kontrollet në shtëpinë e çiftit ngrejnë pikëpyetje serioze për mënyrën e jetesës së tyre.

k.m.
Vdekja e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa/ Zbulime tronditëse për
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa

SHBA- Dy muaj kanë kaluar nga vdekja e aktorit Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, zbulime të reja tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë. Hetimi i Departamentit të Shëndetit Publik të Nju Meksikos për rezidencën luksoze të çiftit prej 4 milionë dollarësh ngre pyetje serioze për kushtet e jetesës. Sipas një raporti të siguruar nga TMZ, hetimi u zhvillua në mars, pak pasi trupat e aktorit të famshëm dhe gruas së tij u zbuluan më 26 shkurt. Ekipi i kontrollit gjeti fole brejtësish, të gjallë dhe të ngordhur në 8 vende të ndryshme në pronë, duke përfshirë dy banesa të vogla, tre magazina, tre garazhe dhe dy automjete.

Në të tre garazhet e shtëpisë është regjistruar prania e brejtësve.

PAMJE NGA BANESA E ÇIFTIT: 

Vdekja e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa/ Zbulime tronditëse për

Vdekja e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa/ Zbulime tronditëse për

Vdekja e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa/ Zbulime tronditëse për

Në shtëpinë e çiftit, megjithatë, sipas konkluzioneve të autoriteteve shëndetësore, nuk kishte shenja kontaminimi. Por diçka ka ndodhur,  pasi shkaku i vdekjes së Betsy Arakawa, e cila ishte 65 vjeçe, i atribuohej sindromës "hantavirus", e cila shkaktohet nga kontakti me brejtësit. Siç rezulton nga provat e nxjerra nga hetimet, çifti duket se kishte dijeni për problemin, pasi në pjesë të ndryshme të pronës ishin vendosur kurthe për të kapur minjtë, por duket se situata u kishte dalë nga kontrolli. 

Autoritetet kishin përcaktuar se vdekja e Arakawa ishte më 11 shkurt, por të dhënat telefonike të zbuluara më 17 mars tregojnë se telefonatat u bënë nga celulari i saj më 12 shkurt në një klinikë mjekësore, duke ngritur pyetje të reja. Në shtëpi, oficerët e policisë gjetën qenin e tyre që kishte ngordhur në banjo, si pasojë e urisë dhe dehidratimit. Dy qen të tjerë u gjetën të gjallë në vendngjarje.

Më 11 mars, familja paraqiti një kërkesë ligjore për të penguar publikimin e fotove dhe videove të kufomave, ambienteve të brendshme të shtëpisë dhe qenit të ngordhur. Gjyqtari ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të publikimit të materialit ndërkohë që çështja është duke u shqyrtuar. Rasti i Gene Hackman dhe gruas së tij vazhdon të tronditë opinionin publik në SHBA, jo vetëm për shkak të tragjedisë së ngjarjes, por edhe për shkak të shumë pyetjeve pa përgjigje që rrethojnë ditët e fundit të jetës së tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB