
PRISHTINË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Kjo në mënyrë që të mund të bënte betimin si deputet i legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën pak muaj më parë. Po ashtu, përveç Kurtit, dorëheqjen e kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë.

Bazuar në ligj, ata që e fitojnë mandatin si deputet e nëse janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, pra nëse kanë ndonjë pozitë ekzekutive si: Kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër apo edhe zëvendësministër, duhet të japin dorëheqje nga pozita për t'u betuar fillimisht si deputet. Kjo pasi sipas Kushtetutës, ata nuk mund të jenë njëkohësisht, deputetë dhe pjesë e ekzekutivit./ZËRI