Bota

Ekzekutohet në Napoli ish-bosi i Camorra-s, Raffaele Afeltra! Detajet: Autorët e qëlluan me armë nga makina

Sipas hetuesve italianë, ai ndodhej brenda makinës së tij kur vrasësit iu afruan dhe hapën zjarr, duke qëlluar disa herë me armë drejt tij.

l.k
Ekzekutohet në Napoli ish-bosi i Camorra-s, Raffaele Afeltra! Detajet:
Raffaele Afeltra

NAPOLI- Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me armë zjarri Raffaele Afeltra, në zonën e Napolit, në Pimonte.

Mediat italiane shkruajnë se viktima, 69 vjeç, është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët kanë qëlluar disa herë me pushkë të kalibrit 12. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një tokë në pronësi të Afeltrës, në zonën e Monti Lattari.

Sipas hetuesve italianë, ai ndodhej brenda makinës së tij kur vrasësit iu afruan dhe hapën zjarr, duke qëlluar disa herë me armë drejt tij. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa autorët janë larguar. Deri tani nuk raportohet për persona të ndaluar në lidhje me ngjarjen.

Kush ishte Raffaele Afeltra?

Afeltra, i njohur me nofkën “’o burraccion”, ishte liruar pak kohë më parë, pas vuajtjes së një dënimi për zhvatje.  Gjatë viteve 1980, Afeltra ishte një nga protagonistët e luftërave mes klaneve të Camorrës në zonën e Napolit, ku përfshiheshin edhe klanet D’Alessandro dhe Imparato.

Afeltra konsiderohej një ish-bos i njohur i klanit Afeltra-Di Martino, i quajtur edhe klani i Monti Lattari, një grup kriminal me rrënjë të forta në territorin përreth Napolit.

Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse vrasja lidhet me konfliktet e vjetra kriminale, me rivalitete të reja mes grupeve apo me ndonjë motiv tjetër. Vrasja ka rikthyer në vëmendje Camorrën në zonën e Napolit dhe ekuilibrat e vjetër të pushtetit kriminal, të cilët duket se ende mund të çojnë në përplasje të përgjakshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB