SHBA- Në llogarinë zyrtare të ish-udhëheqësit të Venezuelës, Nicolás Maduro, në rrjetin social X, janë shpërndarë foto të reja, të bëra gjatë izolimit në burg të tij në Shtetet e Bashkuara.
Në postimin e parë, Maduro shfaqet me një kostum sportiv, ndërsa shkruhet një mesazh falënderimi për njerëzit.
“Dua që ta dini se qëndrojmë të palëkundur, me zemrat tona plot me dashurinë tuaj; atë dashuri që na arrin e shndërruar në lutje, në veprim të vazhdueshëm, në solidaritet dhe mbështetje të vërtetë. Faleminderit pafundësisht për çdo fjalë, për çdo gjest dhe për çdo bekim”, thuhet në postim.
Më pas, në postimin e dytë, mesazhi është më personal, pasi u drejtohet familjarëve të ish-udhëheqësit venezuelian.
“Një dhuratë e vogël dashurie dhe shprese. Ua dërgoj këto foto si një dhuratë të vogël të gjithë nipërve dhe mbesave të mi, djemve dhe vajzave, si edhe të gjithë njerëzve fisnikë që na duan”, thuhet në postimin e dytë.
Quiero que sepan que estamos firmes, con el corazón lleno del amor de ustedes, ese amor que nos llega convertido en oración, en acción permanente, en solidaridad y en apoyo verdadero. Gracias infinitas por cada palabra, por cada gesto, por cada bendición. pic.twitter.com/8YstzkBakf
— Nicolás Maduro (@NicolasMaduro) August 30, 2026
Më 3 janar të këtij viti, Maduro u arrestua nga forcat amerikane në Karakas dhe u dërgua me avion në Shtetet e Bashkuara, për shkak të akuzave për trafik narkotikësh dhe bashkëpunim të dyshuar me trafikantë droge dhe grupe kriminale, si në Venezuelë, ashtu edhe në Kolumbi.
/ZËRI
