Bota

REFERENDUMI: Islanda i thotë “Jo” rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Përmes një referendumi popullor, i premtuar më parë nga kryeministrja e qendrës së majtë Kristrún Frostadóttir, qytetarët islandezë hodhën poshtë propozimin e qeverisë për rinisjen e negociatave me BE-në.

l.k

 

REFERENDUMI: Islanda i thotë “Jo” rinisjes së negociatave
Kryeministrja e Islandës Kristrún Frostadóttir duke votuar për referendumin

ISLANDË- Islanda ka refuzuar rifillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, raporton BBC. Përmes një referendumi popullor, i premtuar më parë nga kryeministrja e qendrës së majtë Kristrún Frostadóttir, qytetarët islandezë hodhën poshtë propozimin e qeverisë për rinisjen e negociatave me BE-në.

Transmetuesi publik islandez RUV raportoi se 52,8% e 225.031 votuesve e hodhën poshtë propozimin e qeverisë, ndërsa 47,2% votuan pro. Diferenca mes tyre ishte rreth 12.600 vota.

BBC shkruan se vetë kryeministrja Kristrún pasi votoi në kryeqytet të shtunën, tha se pavarësisht rezultatit, qeveria do të vazhdojë punën për ruajtjen e sigurisë së vendit.

"Kjo është një ditë e shkëlqyer; kemi vite që e presim këtë mundësi për të votuar," tha Kristrún, duke shtuar se qeveria e saj do të vazhdonte punën pavarësisht rezultatit, sipas BBC.

Negociatat u ndërprenë 13 vite më parë, ndërsa në vitin 2009 nisi procedurat e aplikimit për t'u anëtarësuar në BE, në vazhdën e krizës financiare të vitit 2008 dhe kolapsit të sistemit bankar islandez./ZËRI

Poll

MOS HUMB