Bota

Autoritetet italiane megaoperacion në Palermo, arrestohet 183 anëtarë të organizatës kriminale “Cosa Nostra”

Ky hetim tregoi se si bosët e mafias arrijnë të menaxhojnë punët e tyre jashtë, madje edhe të porosisin krime të tjera.

I.F
Autoritetet italiane megaoperacion në Palermo, arrestohet 183
Pamje nga operacioni i policisë

ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një megaoperacion në Palermo, ku u arrestuan 183 anëtarë të organizatës kriminale “Cosa Nostra”. Ata akuzohen për krijimin e një organizate kriminale, vrasje të mbetura në tentativë, kërcënime, shantazhe, trafik droge, lojëra të paligjshme fati dhe krime kundër pronës. Ky është operacioni i parë në 41 vite që zhvillohet në zonën e Palermos dhe deri më tani janë arrestuar anëtarë të rinj dhe të vjetër të organizatës kriminale.

Hetimi i kryer nga autoritetet italiane e ka zanafillën ka zbuluar historitë e biznesit të klaneve mafioze që e kanë zanafillën te paratë e drogës, të cilat janë kthyer në qendër të agjendës së Cosa Nostra-s dhe aleancat gjithnjë e më të ngushta me ‘Ndranghetën’. Ky hetim tregoi se si bosët e mafias arrijnë të menaxhojnë punët e tyre jashtë, madje edhe të porosisin krime të tjera.

“Mafia duhet mposhtur me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis dhe ky operacion tregon se shteti është në këmbë”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.

Autoritetet ranë në gjurmët e tyre, gjatë përgjimeve të bisedës së dy të burgosurve që çoi në zbulimin e emrave të anëtarëve të tjerë të organizatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB