
SHBA- Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të ndalojë zbatimin e një ligji amerikan kundër korrupsionit që ndalon amerikanët të japin ryshfet tek zyrtarët e qeverive të huaja për të përfituar marrëdhënie biznesi.
"Kjo do të thotë shumë më tepër biznes për Amerikën. Tingëllon mirë në letër, por në [praktikë] është një fatkeqësi. Kjo do të thotë që nëse një amerikan shkon në një vend të huaj dhe fillon të bëjë biznes atje ligjërisht, kthehet në një aktakuzë të garantuar dhe askush nuk dëshiron të bëjë biznes me amerikanët për shkak të këtij ligji"- tha presidenti në Zyrën Ovale pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv të hënën.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se "siguria kombëtare e vendit varet nga Amerika dhe kompanitë e saj që fitojnë avantazhe strategjike tregtare në mbarë botën".
Në vitin 2022, një nga ish-partnerët e vjetër të McKinsey u deklarua fajtor për pjesëmarrje në një komplot në lidhje me një skandal të gjerë korrupsioni gjatë administrimit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut Jacob Zuma. Dhe tetorin e kaluar, kontraktori amerikan i mbrojtjes RTX ra dakord të paguante më shumë se 950 milionë dollarë për pretendimet se i kishte dhënë ryshfet një zyrtari të Katarit për të lehtësuar shitjen e armëve në vendin e Lindjes së Mesme dhe mashtroi Pentagonin që të paguante tepër për armët, duke përfshirë edhe sistemet raketore Patriot.
Shtëpia e Bardhë tha se siguria kombëtare e SHBA-ve, kërkon avantazhe strategjike në asete të ndryshme të infrastrukturës, të tilla si mineralet dhe portet e ujërave të thella. Prokuroritë e FCPA-së, kishin imponuar "një kosto në rritje për ekonominë e vendit tonë", pasi kryenin dhjetëra veprime dhe shpenzonin burimet nga kompanitë.
31 kompani ishin nën hetim nga FCPA (Foreign Corrupt Practices Act Unit) deri në fund të vitit 2024. Vitin e kaluar, rregullatori akuzoi një ish-ekzekutiv në "Azure Power Global", një kompani e burimeve të rinovueshme në zemër të një rasti që akuzonte miliarderin indian Gautam Adan për kryerjen e një skeme ryshfeti. Departamenti i Drejtësisë ngriti gjithashtu një aktakuzë penale. Ekspertët ligjorë kanë argumentuar se çështja, e cila u ngrit përpara kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të varet nga presidenca e tij.
Por, për "Financial Times", DD nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./ZËRI