
TURQI- Një aksioni madh policor është zhvilluar në Turqi, ku 544 persona janë arrestuar. Të arrestuarit akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gulen, të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzon se qëndron pas përpjekjeve për grusht-shteti në vitin 2016.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Zerlikaya u shpreh në rrjetin social “X” se arrestimet u kryen në 62 nga 81 provincat e fundit duke pasur objektiv persona të infiltruar të FETO-s për të hyrë në nivele të ndryshme të shërbimit shtetëror. Sipas tij disa nga të dyshuarit kanë komunikuar përmes aplikacionit të mesazheve Bylock, të cilin qeveria turke e konsideron të kontrolluar nga Gylen.
“Nuk do t’i lëmë të qetë anëtarët e FETO-s”, tha ministri.
6️⃣2️⃣ ilde FETÖ tarafından devletin farklı kademelerine yerleştirilmesi planlanan şahıslara yönelik düzenlenen “KISKAÇ-15” operasyonlarında 5️⃣4️⃣4️⃣ şüpheli yakalandı❗️
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) May 14, 2024
FETÖ’cülere göz açtırmayacağız. Aziz milletimizin huzuru, birlik ve beraberliği için güvenlik güçlerimizin üstün… pic.twitter.com/guEybfJzWP
Ankaraja thotë se kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ishte pas organizmit të tentativës së dështuar për grusht-shtet, në korrik të vitit 2016. Gulen ka mohuar në mënyrë të ripërseritur përfshirjen./ZËRI