Bota

Trafikanti më i kërkuar ndonjëherë! "Akrepi" luan 'cinikun' para hetuesve: S'di sa kam çuar në Angli, nuk i kam numëruar

Pas vendosjes së pranga, ka nisur marrja e tij në pyetje për "aktivitetin" që kishte ngritur duke kaluar emigrantë të paligjshëm për në Britaninë e Madhe. 

k.m.
Trafikanti më i kërkuar ndonjëherë! "Akrepi" luan
 Barzan Majeed

BRITANI E MADHE- Një nga kontrabandistët më të kërkuar të emigrantëve në Evropë, i njohur me pseudonimin "Scorpion" (Akrepi), u arrestua të dielën në mëngjes në Kurdistan. Pas vendosjes së pranga, ka nisur marrja e tij në pyetje për "aktivitetin" që kishte ngritur duke kaluar emigrantë të paligjshëm për në Britaninë e Madhe. 

Ai ka pranuar më parë se mund të ketë transportuar deri në 10,000 njerëz, madje u tregua cinik duke u shprehur se ky është një numër i përafërt. 

"Nuk i kam numëruar. Por ndonjëherë është faji i tyre që vdesin. Nuk i thotë Zoti futuni në varka,"-tha ai. Këto deklarata të tij dhe gjithçka që tha në intervistën e tij për BBC, do të përdoren në gjyqin që ka nisur për të në Angli.

Përveç Britanisë së Madhe, trafikanti famëkeq kërkohej nga Franca dhe Belgjika por ia kishte dalë që t'i shmangej kapjes për vite me radhë. “Akrepi” u gjurmua nga BBC pas një hetimi dhe arriti ta intervistonte në një qendër tregtare në qytetin ku edhe u arrestua. Barzan Majeed ishte zhdukur që nga nëntori i vitit 2022, por sërish Belgjika e dënoi për kontrabandë të emigrantëve.

Barzan Kamal Majeed, kreu i një bande kriminale që trafikonte emigrantë me gomone dhe kamionë në Angli, i njohur me nofkën “Akrepi”, është vënë në pranga pas dy vitesh në arrati. Majeed, një ish-mekanik në Nottingham, ishte zhdukur që nga nëntori i vitit 2022, kur duhej të paraqitej në një gjykatë në Belgjikë pasi akuzohej për trafikim të qenieve njerëzore. "Akrepi” u dënua me 10 vjet burg në mungesë, si dhe u gjobit me 968 mijë euro. “Akrepi” u identifikua gjatë një hetimi të përbashkët mes autoriteteve britanike, belge, holandeze dhe franceze. “Akrepi” akuzohet për kontrabandimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar midis korrikut 2018 dhe nëntorit 2019 duke përdorur gomone, kamionë dhe kontejnerë transporti./ZËRI

Poll

MOS HUMB