Bota

Krim i rëndë në familje në Shkup, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.

f.t
Krim i rëndë në familje në Shkup, vëllai vret
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin ditën e sotme. Në Stajkovcë të Shkupit një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë. Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 12:30, shtetasja S.K 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj V.K 64 vjeç, janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme./ZËRI

Poll

MOS HUMB