
GREQI-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Grreqi, ku një vajzë 19-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një çift. Mediat greke raportojnë se vetë e mitura ka denoncuar në polici rastin e rëndë, ku sipas saj me të ka abuzuar një 35-vjeçare dhe një 64-vjeçar.
19-vjeçarja ka dëshmuar në polici se të premten e kaluar (10 maj 2024) është njoftuar nga një mikeshë e saj se 35-vjeçarja kishte një video ku ajo kryente akte seksuale me 64-vjeçarin pa dëshirën e saj. Sipas asaj tre javë më parë ajo ka shkuar me 35-vjeçarin dhe 64-vjeçarin në shtëpinë e çiftit në qendër të Lamisë, ku kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli. Si pasojë, 19-vjeçarja ra në gjumë dhe të nesërmen u zgjua pa e kujtuar, por ishte e veshur normalisht.
Si duket çifti kishin abuzuar me të renë dhe aktin e kishin filmuar. Në kontrollin e shtëpisë së 64-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan tre celularë, të cilët do të dërgohen për analiza laboratorike./ZËRI