Bota

Sot, seancë e jashtëzakonshme! Kuvendi i Kosovës pritet të 'ndizet' për ligjin e Speciales dhe zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit, cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. 

zh.ll
Sot, seancë e jashtëzakonshme! Kuvendi i Kosovës pritet të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca pritet të nisë në orën 09:00, më 22 pika në rendin e ditës, por në fokus do të jetë shqyrtimi i nismës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. 

Fillimisht, projektligji për Dhomat e Specializuara do të trajtohet fillimisht në orën 08:00 nga Komisioni parlamentar për Legjislacion. Një orë më pas, prite të shqyrtohet në seancën plenare.

Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më 21 shtator. Vendimi erdhi vetëm pas ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas nisëmës, parashikohet mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtja e dënimeve në Kosovë, apo që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Por, një tjetër çështje për të cilën pritet të ketë tensione është ajo e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa ndodhemi një ditë larg afatit përcaktues. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit, cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. 

Gjykata thekson se, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, atëherë shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht, në bazë të Kushtetutës, dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB