Bota

Kreta nën pushtetin e stuhisë, përmbyten rrugë e banesa, mbyllen shkollat (VIDEO)

Reshjet intensive dhe erërat e forta kanë detyruar autoritetet të marrin masa emergjente ndërsa banorëve u është kërkuar të kufizojnë lëvizjet.

M.K.
Kreta nën pushtetin e stuhisë, përmbyten rrugë e banesa,
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

KRETË- Një valë e fuqishme moti të keq ka përfshirë ishullin e Kretës duke shkaktuar përmbytje probleme në qarkullim dhe ndërprerje të aktivitetit në disa zona. Reshjet intensive dhe erërat e forta kanë detyruar autoritetet të marrin masa emergjente ndërsa banorëve u është kërkuar të kufizojnë lëvizjet.

Uji ka përfshirë rrugë dhe banesa, ndërsa në disa zona janë grumbulluar mbetje dhe materiale të sjella nga reshjet. Situata ka sjellë edhe ndërprerje të qarkullimit në segmente të ndryshme të rrjetit rrugor. Në një pjesë të aksit që lidh Ierapetrën me Sitenë njëri krah i rrugës ka përfunduar në det, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga automjetet ku kishin mbetur të bllokuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për shkak të kushteve të rrezikshme, janë mbyllur disa rrugë dhe shkolla. Autoritetet kanë aktivizuar gjithashtu sistemin e alarmit 112, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

Probleme janë shkaktuar edhe nga erërat e forta në zonat bregdetare. Kushtet e motit kanë sjellë kufizime në lundrime, ndërsa ndalimi i përkohshëm i nisjeve ka prekur edhe transportin detar.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri për ndërhyrje në zonat e prekura, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. Në disa pjesë të ishullit janë raportuar dëmtime në infrastrukturë përfshirë rrugë të dëmtuara, përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit.

Paralajmërimet meteorologjike parashikojnë që reshjet dhe stuhitë të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim. Sipas njoftimeve të fundit pjesa veriore e Kretës mbetet veçanërisht e ekspozuar ndaj fenomeneve të forta.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shmangin zonat e përmbytura dhe të mos kryejnë udhëtime të panevojshme, ndërsa shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB