SHBA- “Giorgia Meloni? Gjithmonë më ka pëlqyer. Marrëdhënia jonë është shumë e mirë”, kështu u përgjigj Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhënien e tij me kryeministren italiane.
Në vetëm pak sekonda, Trump la pas deklaratat dhe mesazhet e ashpra që kishin karakterizuar fundin e pranverës dhe verën, periudhë gjatë së cilës presidenti amerikan kishte kritikuar publikisht Melonin.
Grindja Trump-Meloni
Konflikti publik shpërtheu më 19 qershor, kur Trumppas deklaratave dhe postimeve në Truth, pretendoi se Meloni i ishte “lutur” për një foto në G7 në Francë, duke shtuar se ai i kishte folur asaj “nga keqardhja”.
Trump ndau një imazh në platformën e tij Truth Social me mbishkrimin “Nevojitet urdhër kufizues”. Imazhi tregonte Trumpin në këmbë përpara Melonit ndërsa ajo e shikonte duke buzëqeshur, me mbishkrimin që nënkuptonte një nivel të pazakontë interesi personal për presidentin e SHBA-së.
Meloni e hodhi poshtë me forcë pretendimin, duke thënë se ishte “e tmerruar” nga komentet dhe duke kritikuar Trumpin për shënjestrimin publik të një aleati të ngushtë.
Trump më vonë përsëriti kritikat e tij, duke akuzuar kryeministren italiane se po përpiqet të ringjallë pozicionin e saj politik duke forcuar lidhjet me SHBA-në. Shkëmbimi gjeneroi polemika politike në Itali, ku anëtarët e qeverisë së Melonit kanë dënuar komentet e Trump.
Sipas raportimeve, zyrtarët italianë më pas anuluan planet për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në Romë, me figura të larta qeveritare që akuzuan Trumpin për dëmtimin e marrëdhënieve të gjata midis SHBA-së dhe Italisë.
Megjithatw, nw fillim tw korrikut, Donald Trump zbuti tensionet me Melonin, duke e përshkruar atë si një “person të mirë”. Ndwrkohw, deklarata e fundit e Trump sinjalizon një ton më pozitiv në raportet mes dy liderëve, pas disa muajsh me deklarata dhe qëndrime të ndryshme publike./ZËRI