KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Një ditë më parë, në mbledhjen elektronike, Qeveria shqyrtoi kërkesën e Kuvendit të Kosovës, të datës 23 shtator. Në vendimin e firmosur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Qeveria ka dhënë vlerësimin për nismën për ndryshimin e këtij ligji.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për ‘Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’”, thuhet në vendim.
Nisma për ndryshimin e ligjit pasoi dënimin në shkallë të parë për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI