KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti në lidhje me propozimin për ta mbështetur Bekim Sejdiun për president. Hamza deklaroi se emri i Bekim Sejdiut për president është në kuadër të marrëveshjes LVV-LDK dhe jashtë tavolinës së PDK-së.
Bedri Hamzai: Sot në orët e fundit, nuk mund të imponosh marrëveshje. Nuk janë çështje të ndërlidhura. Ne po kërkojmë me e bë ligjin. Në çdo orë, në çdo kohë që kalon, pastaj në të vërtetë, gati thuajse e pamundëson aprovimin e ligjit në dy leximet. Marrëveshja për z. Sejdiun. Nuk është marrëveshje me PDK-në është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. I patë lajmet që veç është hajt të flasim. Të shesim mjegull. Është marrëveshje me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale as politike në raport me z. Sejdiun. Por është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së. Edhe kësaj radhe, vendi shkon në zgjedhje si projekt i Lëvizjes Vetëvendosje. Sepse Lëvizja Vetëvendosje i do të gjitha për vete. Edhe ato që s’i takojnë.
Ndërkohë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar, ndërsa ka paralajmëruar se në rast të shkuarjes së Kosovës në zgjedhje, procedura për këtë ligj do të duhet të nisë nga fillimi. Hamza e ka kundërshtuar pretendimin se Projektligji nuk mund të kalojë në lexim të dytë pa u bërë 72 orë nga miratimi në lexim të parë, duke e cilësuar këtë interpretim si juridikisht të paqëndrueshëm.