Bota

Orët e fundit për Presidentin, Kurti i bën ofertë PDK-së: Votojmë kreun e shtetit sonte, Specialen të enjten

Ai paralajmëroi se nëse dështon zgjedhja e Presidentit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda pak orësh.

zh.ll
Orët e fundit për Presidentin, Kurti i bën ofertë
albin kurti

KOSOVË- Kosova është futur në orët kritike, pasi sot përfundon afati për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar zgjedhjen e Presidentit si çështjen më urgjente për vendin.

Ai paralajmëroi se nëse dështon zgjedhja e Presidentit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda pak orësh. Ndërkaq, Kurti i propozoi PDK-së një marrëveshje, sipas së cilës, nëse sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit dhe kandidati Bekim Sejdiu merr mbështetjen e Kuvendit, atëherë të enjten do të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë pastaj duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë Kurti./ZËRI

Poll

MOS HUMB