Bota

'Votoni kandidatin...'! Kurti i përmendi emrin, Bekim Sejdiu e rikujton: Jam tërhequr nga gara për president

Por emri si kandidat për president të Kosovës, ishte sërish Bekim Sejdiu, edhe pse ky i fundit më 14 shtator njoftoi tërheqjen nga gara për President.

F.I
'Votoni kandidatin...'! Kurti i përmendi emrin, Bekim Sejdiu e
Bekim Sejdiu dhe Albin Kurti

KOSOVË-"Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë", -kjo ishte deklarata e kryeministrit Albin Kurtit, teksa kërkoi me urgjencë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. 

Por emri si kandidat për president të Kosovës, ishte sërish Bekim Sejdiu, edhe pse ky i fundit më 14 shtator njoftoi tërheqjen nga gara për President. Edhe sot Sejdiu ka theksuar se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe për vendimin e tij ka njoftuar sërish si Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe Albin Kurtin. Sejdiu nuk ka lënë hapësirë për paqartësi, duke përsëritur se e ka mbyllur kandidaturën e tij.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokus.

Në njoftimin për tërheqjen nga gara si President, Sejdiu asokohe deklaronte se arsye u bë mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij si presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike. Emri i tij si kandidat erdhi pas muajsh në ngërç politik dhe diskutimesh mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Poll

MOS HUMB