Bota

Pakistani dënon sulmet e SHBA-së, një ditë pasi nominoi Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani të dielën tha se vendimi i Trumpit për të bombarduar objektet bërthamore iraniane shkelte ligjin ndërkombëtar dhe se diplomacia ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e Iranit.

f.g
Pakistani dënon sulmet e SHBA-së, një ditë pasi nominoi
Donald Trump dhe Asim Munir, shefi i Shtabit të Pakistanit

PAKISTAN- Pakistani dënoi sulmet e urdhëruara ndaj Iranit nga Donald Trump, një ditë pasi Islamabadi tha se do ta nominonte presidentin e SHBA-së për Çmimin Nobel për Paqen.

Pakistani të dielën tha se vendimi i Trumpit për të bombarduar objektet bërthamore iraniane shkelte ligjin ndërkombëtar dhe se diplomacia ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e Iranit.

"Përshkallëzimi i paparë i tensionit dhe dhunës, për shkak të agresionit të vazhdueshëm kundër Iranit është thellësisht shqetësues. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve do të ketë pasoja të rënda dëmtuese për rajonin dhe më gjerë", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit.

Gjithashtu të dielën, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, telefonoi Presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, dhe "i përcolli dënimin e Pakistanit" të sulmeve të SHBA-së, tha një deklaratë nga udhëheqësi pakistanez.

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB