Bota

Rubio: Irani nuk do të luajë me Trump, ata kanë uranium për 10 bomba

Ai shtoi se e inkurajon Kinën të telefonojë Iranin në lidhje me vendimin e tij të mundshëm për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

f.g
Rubio: Irani nuk do të luajë me Trump, ata kanë uranium për
Marco Rubio, sekretari amerikan i Shtetit

Uashington- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se SHBA nuk po kërkojnë luftë në Iran. Në një deklaratë për Fox News, disa orë pas sulmit të së dielës, ku SHBA goditi 3 objekte bërthamore në Iran, Rubio tha se Uashingtoni është i hapur për negociata, ndërsa shtoi se Irani nuk luan dot me Trump. Ai shtoi se Irani ka uranium të pasuri për të zhvilluar të paktën 10 bomba bërthamore. 

"Ne nuk po kërkojmë luftë në Iran. Bota është më e sigurt dhe më e qëndrueshme sesa ishte 24 orë më parë. Nëse Irani kthehet, do të jetë gabimi më i keq që kanë bërë ndonjëherë. Irani nuk do ta luajë lojën me [Donald] Trump. Irani ka uranium të pasuruar në sasi të mjaftueshme për të prodhuar të paktën nëntë ose dhjetë bomba bërthamore."-tha Rubio. 

Ai shtoi se e inkurajon Kinën të telefonojë Iranin në lidhje me vendimin e tij të mundshëm për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë prova se Kina ishte e përfshirë në ndonjë gjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB