Bota

Medvedev për Trump: Ta harrojë çmimin Nobel për Paqen, fillim i shkëlqyer, urime z.President!

Në një postim në X, Dmitry Medvedev, zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, një ndihmës i ngushtë i Vladimir Putin, tha se sulmet amerikane nuk e dëmtuan infrastrukturën në Fordow. 

f.g
Medvedev për Trump: Ta harrojë çmimin Nobel për Paqen,
Dmitry Medvedev

RUSI- Moska zyrtare ka komentuar ndërhyrjen amerikane në Iran, ku u goditën 3 zona ku mendohet se ndodheshin objektet bërthamore të qeverisë iraniane. Në një postim në X, Dmitry Medvedev, zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, një ndihmës i ngushtë i Vladimir Putin, tha se sulmet amerikane nuk e dëmtuan infrastrukturën në Fordow. 

"Çfarë kanë arritur amerikanët me sulmet e tyre gjatë natës në tre vende bërthamore në Iran", tha ai.

Duke e kritikuar ashpër Trumpin, ai shtoi: “Me “sukses” të tillë, Trump mund ta harrojë Çmimin Nobel për Paqen, pavarësisht natyrës korruptive të atij çmimi. Një fillim i shkëlqyer, urime, Z. President!”.

Vërejtjet nga politikani rus erdhën pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi se Fabrika e Pasurimit të Karburantit Fordow pësoi dëme minimale në sulmet ajrore të SHBA-së, siç pretendohet nga agjenci të shumta. Agjencia kishte pohuar se nuk kishte pasur rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendit të raportuara në Fordow që nga 22 qershori 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB