
IRAN- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se përgjigjja e saj ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të "shkaktojë keqardhje të thellë".
“Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe opsionet që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor,”- thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare të Iranit të botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim.
IRGC - një ushtri me ndikim paralele me ushtrinë konvencionale të Iranit - ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit apo e bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin,”- thuhet në deklaratë.
“Pushtuesit duhet të presin përgjigje që do të shkaktojnë keqardhje të thellë”, shtoi deklarata.