Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet ishin precize dhe të qarta!

Ai tha se operacioni kishte në shënjestër vetëm lokacionet bërthamore iraniane, në vend të trupave apo civilëve iranianë.

f.g
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet ishin precize dhe të qarta!
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth

SHBA- Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se sulmet ndaj lokacioneve bërthamore iraniane ishin një sukses "i pabesueshëm dhe dërrmues" që "shkatërroi" programin bërthamor të vendit.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon, Hegseth tha se "sulmet precize" ishin "të fokusuara, të fuqishme dhe të qarta".

Ai tha se operacioni kishte në shënjestër vetëm lokacionet bërthamore iraniane, në vend të trupave apo civilëve iranianë.

Ai tha: "Mbrëmë me urdhër të Presidentit Trump, komanda qendrore e SHBA-së kreu një sulm preciz në mes të natës kundër tre lokacioneve bërthamore në Iran... me qëllim shkatërrimin ose degradimin e rëndë të programit bërthamor të Iranit.

"Ishte një sukses i pabesueshëm dhe dërrmues. Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm ishte i fokusuar, ishte i fuqishëm dhe ishte i qartë. Ne shkatërruam programin bërthamor iranian."

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB